Ligji i ri i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, shkel ligjin e Bashkimit Evropian.

BE ndërron vendin e takimit të ministrave si përgjigje simbolike drejtuar Hungarisë për qëndrimin ndaj Ukrainës

BE ka vendosur të mbajë takimin e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel në vend të Budapestit, duke dhënë një goditje simbolike ndaj Hungarisë për qëndrimin e saj të pavarur lidhur me Ukrainën. Kjo është bërë e ditur nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Ndryshimi i vendndodhjes së takimit, i cili do të mbahet nga 28 deri më 30 gusht, vjen pas marrjes së presidencës së BE-së nga Hungaria dhe pas vizitës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban, në Moskë, ku diskutoi mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Orban, i cili njihet si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, ka kritikuar politikën e bllokut për mbështetjen ushtarake dhe financiare ndaj Kievit, duke e quajtur atë një “politikë pro-luftës”. “Është Putini ai që është palë në luftë. I vetmi që provokon është Putini, ai kërkon ndarjen e Ukrainës dhe vendos parakushte për çdo bisedë dhe armëpushim,” tha Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …