Ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, reagoi me shpërfillje ndaj vendimit të përfaqësuesit të lartë evropian, Josep Borrell, për ta ndryshuar vendin e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian nga Budapesti në Bruksel, në shenjë proteste ndaj sjelljes së Hungarisë gjatë kryesimit të presidencës së BE-së. Josep Borrell e ndryshoi vendin e takimit pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, ndërmori një mision paqeje për Ukrainën pa u bashkërenduar me udhëheqësit e tjerë të BE-së apo me Ukrainën. Ky veprim u pasua nga takimet e tij me Presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump. Borrell tha se ndryshimi i vendit të takimit nga Budapesti në Bruksel kishte për qëllim të dërgonte një sinjal simbolik ndaj Hungarisë, për shkak të kontakteve të Orbanit me Rusinë, e cila është nën sanksione të BE-së për agresionin ndaj Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Burim Ramadani paralajmëron plan të ri 4-vjeçar për FSK-në
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
