Autoritetet izraelite fajësojnë Hezbollahun  për vrasjen e 11 adoleshentëve dhe të rinjve dhe plagosjen e 19 të tjerëve

Autoritetet izraelite fajësojnë Hezbollahun  për vrasjen e 11 adoleshentëve dhe të rinjve dhe plagosjen e 19 të tjerëve, të cilët pësuan nga një sulm me raketa që goditi një fushë futbolli në Golan të pushtuar nga Izraeli. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë deklaruar se ky ishte sulmi ishte më vdekjeprurës në rajon, që nga koha kur u përshkallëzuan situata pas konfliktit të armatosur Izrael-Hamas në tetor të vitit 2023. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Hezbollahut, Mohamad Afif ka mohuar se ky sulm është bërë nga Hezbollahu dhe ka theksuar se të gjitha akuzat se pas sulmit që shkaktoi vdekjen e 11 të rinjve dhe plagosjen e 19 të tjerëve në Golan janë realizuar nga Hesbollahu, janë akuza të rreme.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës rrëzon kërkesën e Albulena Haxhiu për çështjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur të mos e shqyrtojë në thelb kërkesën …