Haziri: Organet e pavarura, ekonomia lirë e tregut në Kosovë, duket se i ka ditët e numëruara nga qeverisja lindore

Lutfi Haziri: Qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet nga 290 milionë në 420 milionë euro

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kryeministrit Albin Kurti për akuzat se po blen vota në mënyrë të moderuar për të fshehur problemet e brendshme. Për të maskuar efektet negative të masave ndëshkuese ekonomike të BE-së, qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet nga 290 milionë në 420 milionë euro. Ai ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të buxhetit të shtetit përmes 260 milionë euro tenderësh sekrete, të cilat thirren brenda një dite dhe që favorizojnë individë të lidhur me qeverinë. Haziri ka theksuar se, ndërkohë që investimet kapitale janë ndaluar, qeveria po organizon tenderë të tillë në mënyrë të fshehtë, duke e cilësuar këtë si një dëm të  madh për buxhetin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …