Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikon Qeverinë për manipulim politike dhe veprime të pa koordinuara në Veri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikon Qeverisë për manipulim politik dhe veprime të pa koordinuara në veri të Kosovës, veçanërisht në lidhje me paralajmërimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Ai ka akuzuar kryeministrin Kurti për agjendë të fshehur dhe për rrezikimin e raporteve me aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, ndërkohë që   ka theksuar se partneriteti me Amerikën, BE-në dhe NATO-n është thelbësor për Kosovën dhe ka nënvizuar se hapja e urës duhet të jetë një prioritet i koordinuar dhe i arsyeshëm. Sipas Hazirit, inspektimet e bëra nga Qeveria në urën e Ibrit janë realizuar me leje nga NATO dhe KFOR, dhe janë bërë në përputhje me kërkesat e përcaktuara. Ai ka kërkuar më shumë bashkëpunim dhe transparencë për të shmangur ndonjë veprim të rrezikshëm në këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …