Ziadin Sela: Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në shënimin e 23-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr. Ai deklaroi me këtë rast se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit. Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO-ja ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO-së. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara nënshkrimit të MO-së.  Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që i ka e që shkeleshin më shumë ato të popullit shqiptar këtu në Maqedoni. Fronti Evropian ka legjitimitetin nga ana e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve dhe e kanë obligim dhe të drejtë për ta mbrojtur këtë legjitimitet të shprehur me votë, saktësoi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …