Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” kërkon rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” kërkon rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje

Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” kërkon rikthimin e përkohshëm të dënimit me vdekje, të nxitur nga vrasja e fundit e ndodhur në Pogradec, ku u dhunua për vdekje Egli Proga në Pogradec më 10 gusht. Në një deklaratë për media, bashkëkryetari i kësaj force politike, Ekrem Spahia, tha se rikthimi i përkohshëm i dënimit me vdekje është e vetmja mënyrë që do të ndikojë në uljen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend. Spahia tha se rikthimi i dënimit me vdekje duhet të mbahet në fuqi derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Nga raporti i SPAK për 2023 vrasjet me pagesë dhe krimet e grupeve kriminale janë bërë normë tipike shqiptare. Shkak kryesor është se krimi nuk ka frikë nga shteti dhe ligji që aktualisht është në fuqi dhe ndalohet dënimi me vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …