Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzon qeverinë për mashtrime e rrezikim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinëë-Kurti, duke e akuzuar për krijimin e skenarëve të cilat synojnë mashtrimin e popullit. Gjatë një konference për media, Haradinaj deklaroi se Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po përpiqen të fshehin një “deficit patriotik” duke përdorur “filma” për të mbuluar mungesën e kontributit në luftën për liri. Ai theksoi se këto veprime po i rrezikojnë aleancat e rëndësishme të Kosovës, veçanërisht marrëdhëniet me Amerikën, andaj  qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje. Ramush  Haradinaj gjithashtu theksoi  se zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për 9 shkurt 2025, janë një mundësi për të kthyer vendin në normalitet dhe për të forcuar lidhjet me aleatët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …