Nijazi Kryeziu: Politikanët e Vetëvendosjes janë tru-shpërlarë dhe rrenacakë, pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit

Nijazi Kryeziu ka deklaruar se politikanët e Vetëvendosjes janë tru-shpërlarë dhe rrenacakë, pjesë e politikave oborrtare të Albin Kurtit Ai iu ka kundërpërgjigjur deputetit Enver Dugolli duke i kërkuar që ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur edhe nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunucës në aktvendimin për lirim.

 Ai ka thënë se kryeministri është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë. Enver Dugolli i Vetëvendosjes po kërkon nga Ramush Haradinaj të kërkoj falje se nuk qenka e vertetë që ish presidenti serb Vojosllav Koshtunica, e ka liruar me dekret Albin rrencin, madje na futi krejt ish të burgosurve në një thes. Unë po e pyes Enver Dugollin le ta nxjerr aktvendimin për lirim të vetin ose të cilit do ish të burgosur dhe, nëse dikush tjetër e ka nënshkrimin e Koshtunicës në aktvendimin për lirim. Të gjithë ish burgosurit politikë shqiptarë në burgjet serbe kanë aktvendimet e Gjykatave Kompetente serbe për lirim bazuar në Ligjin për Amnesti që ishte votuar nga Parlamenti i Serbisë, kishin kamufluar një lloj modeli kinse na transferonin për vuajtjen e dënimit në Kosovë, në kuadër të Departamenit për Drejtësi të Misionit Ndërkombëtar UNMIK!

Për rikujtesë Albin rrenacaku është i vetmi që u fal nga Koshtunica me vendim të veçantë, njohësit e fushës e dijnë se për tu liruar nga presidenti i vendit me vendim pa iu nënshtruar komisioneve përkatëse që parashihen me ligj, ka vetëm një mënyrë, kur organet e sigurisë se shtetit përkatës i rekomandojnë presidentit të vendit një gjë të tillë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Alternativës Shqiptare në Malin e Zi, Nik Gjeloshaj, kërkon që Kosova të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur

Nik Gjeloshaj: Malësia është në duar të sigurta, nuk pranojmë asnjë kompromis për territorin

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka reaguar ndaj …