Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai ka zhvilluar një takim me presidenten, Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, përfshirë këtu edhe çështjen e hapjes së Urës së Ibrit. Zotri Boris në një postim të tij ka shkruar se NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Kurse, sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, ai ka ritheksuar se vendimet duhet të merren në mënyrë të koordinuar. Në Urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut, duke bërë thirrje që të mos ketë veprime të njëanshme që mund të krijojnë tensione.
Kontrolloni gjithashtu
Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
