leoni

Bernard Nikaj: Nëse Kosova sanksionohet nga perëndimi PDK nuk do të qëndrojë sikur gjendja të jetë normale

Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, mori  pjesë në forumin ndërkombëtar të liderëve, në Çikago

 Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka marrë pjesë në forumin ndërkombëtar të liderëve. Kjo ngjarje është organizuar nga NDI në kuadër të Konventës së Demokratëve në Çikago, ku është duke marrë pjesë edhe Kurti. Ai ka thënë se pas vizitës së Bedri Hamzës në Uashington, pjesëmarrja e tij në DNC “është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK-së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në Amerikë. Pas vizitës së kandidatit tonë për kryeministër, z. Bedri Hamza, javën e kaluar në  nder dhe kënaqësi që, në emër të kryetarit Memli Krasniqi, të përfaqësoj Partinë Demokratike të Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve , organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago. Pas vizitës së kandidatit tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza, javën e kaluar në Uashington, pjesëmarrja ime në DNC është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK-së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në ShBA. Rruga e Kosovës drejt së ardhmes euro-atlantike është e pamundur pa mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Nikaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi pas takimit me Kaja Kallas: Të hiqen sa më parë masat ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, …