Krerët e PDK-së, kanë pritur në selinë e partisë përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me Bedri Hamzën dhe Vlora Çitakun, kanë pritur në selinë e partisë përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë. Memli Krasniqi emisarin Sarrazin e ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë. Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm. Në këtë drejtim, PDK-ja mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian. Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën”, ka thënë Krasniqi pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …