KFOR-i e quan arrestim rrëmbimin e tre policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe

KFOR ka bërë të ditur se trupat italiane nga rezervat e saj kanë përfunduar dislokimin e tyre në Kosovë

Misioni i NATO-s në vendin tonë – KFOR, ka bërë të ditur se dje trupat italiane nga rezervat e saj kanë përfunduar dislokimin e tyre në Kosovë. “Njësia përbëhet nga regjimenti i 5-të i këmbësorisë i Brigadës AOSTA, dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë italiane. Batalioni do të vendoset në Camp Villaggio Italia për disa muaj. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet, dhe do të përdoret në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. Këto trupa do t’i zëvendësojnë rezervat që largohen në Greqi dhe Bullgari.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …