Dëshmitari më i tërbuar e më i çartur kundër krerëve të UÇK-së, i quajtur Imer Imeri, po dëshmon në Gjykatën Speciale, në Hagë

Dëshmitari më i tërbuar dhe më i çartur deri tani  kundër krerëve  të UÇK-së, i quajtur  Imer Imeri,  po dëshmon në  Gjykatën Speciale, Hagë. Ai është marrë në pyetje nga Luka Mishetiq, avokati i Hashim Thaçi, pasi kishte  përfunduar dëshminë për prokurorinë dhe sikur thuhet ‘mbrojtjen e viktimave’. Gjatë intervistimit nga ana e avokatit, atij iu është kërkuar të përgjigjet me po ose jo. Mirëpo,  ai me zellin e urrejtësit  është zgjeruar në përgjigje, duke hedhur akuza në drejtim të Sabit Gecit. I pyetur nga avokati që të përgjigjet me po ose jo nëse Geci e kishte ndaluar atë për ta pyetur se si kishte arritur ta dërgojë vëllain për mjekim në Mitrovicë, dëshmitari kishte devijuar përgjigjen. Krejt kjo ngjalli reagimin e gjykatësit Charles Smith, i cili ia tërhoqi dy herë vërejtjen dëshmitarit, Imeri. Pyetja është shumë e thjeshtë dëgjoje me vëmendje, nuk na duhen detaje të mëtutjeshme, po kemi nevojë pyesim vetë. Gjykimi po vazhdon.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …