Ramush Haradinaj ka mirëpritur më takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim ku ka shprehur falënderimet për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e Kosovës. Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është zhvilluar një diskutim përmbajtësor mbi aktualitetet politike në vend. Ai gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë. “Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!” – ka nënvizuar Ramush Haradinaj në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ-ja sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit …