Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi

Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi  e Jakup Krasniqi, me ç’ rast po merret në pyetje, Rrustem Tetaj, dëshmitari i 84-të në procesin gjyqësor të Gjykatës Speciale. Ky dëshmitar  ka qenë në poste të ndryshme në Zonën e Dukagjinit, gjatë kohës së luftës. Prokuroria e Hagës e ka lexuar një përmbledhje, dhe ka bërë të ditur se Rrustem Tetaj do të dëshmojë për përpjekjet e  sikur thuhet të disa personave që pretendohet  se janë shënjestruar vetëm pse kanë qenë me LDK-në. Rrustem Tetaj ka mbajtur poste të ndryshme në Zonën e Dukagjinit, madje  edhe në shtabin e komandës së zonës. Ai ka dijeni për përpjekjet e disa anëtarëve të caktuar të UÇK-së për të vënë në shënjestër persona që konsideroheshin kundërshtarë,  të afërt me LDK-në, të FARK-ut dhe kolaboracionistë të pretenduar, ka thënë prokurori.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …