Alon Ben Meir: Joe Biden duhet të dërgojë porosi të qartë Vuçiqit se pavarësia e Kosovës nuk do të negociohet kurrë

Alon Ben Meir: Dialogu Kosovë-Serbi mbështetet më shumë nga BE, se sa nga Amerika

Profesori amerikan në shkencat politike, Alon Ben Meir, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai theksoi se vendimet e Qeverisë së Kosovës për komunat veriore mund të justifikohen në bazë të tre faktorëve: forcimi i sovranitetit, sigurimi i stabilitetit dhe integrimi i veriut. Ben Meir ka ndarë shqetësimin për përçarjet me ndërkombëtarët dhe mungesën e mbështetjes për Qeverinë e Kosovës. Ai theksoi se Amerika  nuk është e prirë të ndjekë hapat e BE-së, për sanksione, por ka shprehur qartë zhgënjimin me politikën e Albin Kurtit.  Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Ben Meir nënvizoi se rifillimi dhe zgjerimi i këtij dialogu mbështetet më shumë në BE sesa në Amerikë. Ai gjithashtu diskutoi ndikimin e mundshëm në këtë proces nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …