Florim Isufi: Ekziston çelësi topografik që e qartëson problemin për vijën kufitare

Komisioni Shtetëror që e ka bërë demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi ka gabuar pasi ka marrë për bazë kadastrën dhe jo dokumentet tjera që përcaktojnë kufijtë e Kosovës me shtetet tjera, ka vlerësuar profesor Florim Isufi.   “Legjenda thotë që vija e kaltër është në mes Kosovës dhe Malit të Zi. Territori është një problematikë tjetër. Matjet që janë bërë atëherë janë bërë me metoda të rralla të ndryshme. Vija e kaltër e vitit 1974, përputhet me atë të tashmen. Vija e kaltër, prezanton kufirin, jo parkun nacional. Kjo vijë e përpunuar këtu, përputhet me hartat e vitit 1974. Këto harta janë me përcjellje ligjore. Ekziston çelësi topografik që e qartëson problemin”. Ai ka deklaruar se shtetet e ish Jugosllavisë kanë pasur probleme me vijat kufitare të tyre, ndërsa ka sqaruar pse në punimet shkencore të tij ka marrë për bazë vijën kufitare sipas Kushtetutës të vitit 1974. Sipas Isufit de limitimi i kufirit është bërë tashmë, në një formë, dhe ai bëhet i pavlefshëm vetëm nëse dëshmohet ndonjë ndryshim i vijës kufitare.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …