KOMF

KOMF: Në sistemin e arsimit para universitar në Kosovë janë të regjistruar gjithsej 314,006 nxënës

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, ka mbajtur konferencë për medie dedikuar arsimit në Kosovë: “Arsimi në rënie të lirë”. Paneli i përbërë nga anëtarët e KOMF-it: Remzije Krasniqi, presidente e KOMF-it, Lulavere Behluli, Eldin Gashi dhe Marija Vuksani adresuan qëndrimet për gjendjen e arsimit në Kosovë, duke u fokusuar në aspektet e cilësisë në arsim, mbrojtjes së fëmijëve në shkolla, gjithë përfshirjes, parandalimit të braktisjes, si dhe risive e sfidave të modelit të mësimit tërë-ditor. Në sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë janë të regjistruar gjithsej 314,006 nxënës. Ky sistem mbështetet nga një personel arsimor prej 27,710 individësh, nga të cilët 22,836 janë mësimdhënës. Numri i institucioneve edukative-arsimore publike në vend është 1,036. Sipas këtij paneli arsimi parauniversitar në Kosovë përballet me sfida dhe probleme të shumta që ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit.Kalueshmëria në Testin e Arritshmërisë për këtë vit është vetëm 52.1%.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …