Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Ky dëgjim është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, e në të cilin kanë marrë pjesë drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, shoqëria civile dhe qytetarë.

Gjatë dëgjimit, anëtarët e Kuvendit dhe qytetarët kanë parashtruar kërkesa për investime në fshatra të ndryshme të komunës, të cilat kanë të bëjnë me asfaltim rrugësh, kanalizim dhe sistem të ujësjellësit.

Pas këtij dëgjimi, kërkesat e parashtruara do të shqyrtohen dhe varësisht nga mundësitë buxhetore dhe prioritetet, do të përfshihen në buxhetin komunal.

Komuna ka bërë gati draft-buxhetin, pas ciklit të dëgjimeve muaj më parë, dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të Kuvendit që do të mbahet në fund të muajit shtator.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …