Kryetari Haliti inspektoi punimet në renovimin e QKMF-së në Viti dhe u zotua për investime të tjera në njësitë shëndetësore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar të premtën Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore. Gjatë vizitës, Haliti u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin shëndetësor për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ofruar kushte sa më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor. Ky investim është i një rëndësie të veçantë për të gjithë qytetarët e Vitisë,” tha Haliti.

Renovime të ngjashme janë duke u realizuar edhe në njësi të tjera të QKMF-së, përfshirë ato në Sadovinë, Tërpezë dhe Skifteraj. Kryetari Haliti gjithashtu bëri të ditur se së shpejti do të fillojnë punimet edhe në njësinë e kësaj qendre mjekësore në Letnicë.

Gjithashtu ai ka vizituar edhe punimet qe po shkojne drejt fundit për ashensorin ne QKMF permes donacionit nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt i rëndësishëm po realizohet nga buxheti komunal i Komunës së Vitisë, duke treguar përkushtimin e autoriteteve lokale për zhvillimin e shëndetësisë në komunë. Renovimet synojnë të përmirësojnë standardet e ofrimit të shërbimeve mjekësore dhe të krijojnë një ambient më të përshtatshëm për pacientët dhe personelin mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …