Ministrja, Hoxha takon ambasadorin, Delawie

Ministrja, Hoxha takon ambasadorin, Delawie

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha është takuar sot me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Greg Delawie, me të cilin biseduan kryesisht për sektorin e drejtësisë si dhe sfidat në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. Me këtë rast, ministrja Hoxha falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë për këtë ministri dhe institucionet e sigurisë dhe ligjit. Ajo shprehu përkushtimin për promovimin e transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies si parime kyçe të qeverisjes së mirë. “Përkrahja për gjykatat dhe gjykatësit, mbështetja institucionale, siguria dhe mbrojtja e qytetarëve, reformat në kodin penal dhe procedurën penale, si dhe mos ndikimi i politikës në gjyqësor do të jenë prioritetet kyçe” tha ministrja, Hoxha. Në anën tjetër, ambasadori amerikan, Delawie shprehu përkrahjen e pakursyer amerikane për realizimin e këtyre objektivave dhe përballimin e sfidave.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …