Më 16 shtator të vitit 1588 vdiq në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani

Më 16 shtator  të vitit 1588 vdiq  në Stamboll, Mimar Sinani, i njohur si Arkitekt Sinani. Lindi më 29 maj  të vitit 1489, në afërsi të Kajserit.  Si i ri, Sinani ishte radhitur në repartet e Jeniçerëve të Sulltanit. Gjatë fushatave në rajone të ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit ai u njoh me arkitekturën në vende të ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria etj.   Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të urës mbi Lumin Prut, në Moldavi. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndërtoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit,  i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit. Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afër dhe me urdhër të tij,  më vonë punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Mimar Sinani ka projektuar e ndërtuar  92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese,  20 tyrbe, 17 imarete, streha të varfërish, 13 spitale, 6 rrugë uji, 10 ura, 20 kervansaraje(hotele),  6 saraje , 8 podrume e 48 hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra. Ne Shqipërinë Otomane te asaj periudhe Arkitekt Sinani ka vënë  vulën e tij ne xhaminë Muradie ne Vlorë dhe në  xhaminë e Plumbit ne Shkodër.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …