Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna flet për shkallen e lartë të importit dhe prodhimin e vogël në vend

Ekonomistët e vendit tonë janë shprehur  të shqetësuar për shkallën e lartë të importit dhe prodhimin e vogël vendës, duke i fajësuar institucionet e Kosovës për mungesën e një strategjie të qartë për zhvillimin e prodhimtarisë vendëse. Kjo mungesë strategjie po ndikon negativisht në bilancin tregtar të vendit. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka theksuar se rënia e eksportit është një shqetësim serioz dhe një alarm për institucionet e Kosovës. Ai kërkon që Qeveria të ndërmarrë veprime urgjente për të trajtuar këtë problem dhe për të parandaluar rritjen e mëtejshme të deficitit tregtar. Raporti ndërmjet importit dhe eksportit mbulohet vetëm me 14 për qind, dhe importi vazhdon të rritet si në sasi, ashtu edhe në vlerë,” ka thënë Rafuna.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …