Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se u mor në pyetje, Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se u në pyetje Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Fillimin e hetimeve të  Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, kryetari i AAK-së Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike. Ai ka shkruar se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë, pasi po  i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike, e cila  duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj. Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka konfirmuar se zyrtarja e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali është  intervistuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitares për disa vepra penale, të cilat kjo prokurori i ka nën hetim,  thuhet  në njoftimin e Prokurorisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …