Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Kryetari, Memli Krasniqi, thotë se PDK-ja, do të fitojë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025

Kryetari, Memli Krasniqi, thotë se PDK-ja, do të fitojë shumicën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurt 2025, pasi kauzë  zgjedhore do të jenë temat që prekin direkt qytetarët sikurse mirëqenia, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia. Krasniqi deklaron se s’kanë vija të kuqe për koalicione me partitë politike, mirëpo kanë preferenca dhe rezerva se me kënd mund të bëjnë një qeveri të ardhshme. Memli Krasniqi akuzon kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar se kanë dështuar gjatë qeverisjes së tyre. 200 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën gjatë mandatit të Kurtit. Ai nuk ka asnjë temë me të cilën mund të  mburrët. Nga 160 çerdhe që i ka premtuar nuk e di a ka ndërtuar katër ende, nga krejt projektet infrastrukturore atij i ka mbetur një urë në Sarandran katër metra urë. S’ka qenë në gjendje një urë në Badoc që dy vjet ta ndërtojë, ndërkohë s’ka asnjë projekt që mundet të mburret para qytetarëve”, përfundon Krasniqi, për KosovaPress .

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …