Financial Times dhe Reuters apostrofojnë, Albin Kurtin, me deklaratat e tij kundër Amerikës dhe Perëndimit

Kryeministri Kurti ka folur për dy media botërore gjatë ditëve të fundit. Në njërën, titulli i bisedës është ”Kurti akuzon Perëndimin…” se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak, siç tha ai, të frikës së Beogradi mund të afrohet më shumë me Moskën. Ndërsa në intervistën në “Financial Times” titulli doli se Kurti s’po i bindet Perëndimit për kompromis me Serbinë. Para disa ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste për “Reuters” e akuzoi Perëndimin për “paqësim” të Serbisë për shkak të frikës së Beogradi do të afrohet më shumë me Moskën. Kurti tha se Bashkimi Evropian po dështon të luajë rolin e arbitrit në zbatimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Kurti kritikoi sërish perëndimin duke thënë se është gabim që të përqendrohen kaq shumë në një çështje kur ka edhe një sërë marrëveshjesh mes Kosovës e Serbisë të cilat Beogradi nuk i respekton. Në një intervistë tjetër, për the Financial Times, Kurti tha se Kosova planifikon të ushtrojë sovranitet të plotë mbi punët e veta dhe do t’i rezistojë presionit të perëndimit për kompromis me Serbinë.( Ekspres)

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …