Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës harrohet në përvjetorin e Banjskës

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës harrohet në përvjetorin e Banjskës

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, është themeluar në vitin 2007 dhe është njësia më elitare e sigurisë në vend. Ajo ka marrë pjesë në operacione të shumta, përfshirë operacionin në Banjskë të Komunës së Zveçanit, pas sulmit terrorist nga një grup serbësh. Ndërsa u shënua përvjetori i këtij sulmi, FIT-i, çuditërisht është injoruar nga Qeveria Kurti. Pas sulmit në Banjskë, ajo vazhdoi të zhvillonte operacione të tjera, duke përfshirë arrestimin e Millun Millenkoviq. Përkundër kontributit të rëndësishëm të FIT-it në operacione të sigurisë, ata u injoruan plotësisht gjatë homazheve për heroit e  Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …