leoni

Ambasadori i Rusisë, në Shkup, Sergej Bezdnikin hyri në Kuvend dhe bisedoi me deputetët, Dimitar Apasiev e Rexhep Ismail

Ambasadori i Rusisë, në Shkup, Sergej Bezdnikin hyri në Kuvend dhe bisedoi me deputetët, Dimitar Apasiev e Rexhep Ismail

Ambasadori i Rusisë,  në Maqedoninë e Veriut, Sergej Bezdnikin, pa marrë leje  hyri në Kuvend dhe realizoi takim me dy deputetë nga partia E Majta, Dimitar Apasiev dhe Rexhep Ismail, shkruan Alsat. Në njoftimin e deputetëve thuhen edhe arsyet përse u takuan. Nga deputetët  është theksuar se E Majta angazhohet për bashkëpunim të hapur me të gjitha fuqitë e mëdha që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë, duke përfshi edhe Rusinë. Vlerësojmë se zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë sepse ky vend ofron mundësi të mëdha ekonomike, tregtare por edhe shkëmbime kulturore. Populli maqedonas nuk pajtohet me politikat e Qeverisë për sanksione ndaj Rusisë. Nga ana jonë u theksua se sanksionet e shtetit tonë me presion të NATO-së dhe BE-së janë të paarsyeshme dhe në kundërshtim me interesat e dyja vendeve, saktëson E Majta në Maqedoninë e Veriut, Takimi me ambasadorin e shtetit i cili e ka shpallë Maqedoninë e Veriut vend armik nuk i pengoi kryetarit  të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha se nuk ka rëndësi se ambasadori i një shteti armik, vazhdon agjendën e tij brenda shtëpisë më të lartë ligjvënëse në shtet.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …