Daniel Serwer

Daniel Serwer: Politikat kundërshtuese të Albin Kurtit, alarmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Marrëdhëniet mes qeverisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në një fazë shqetësuese për shkak të veprimeve të pakoordinuara me Uashingtonin zyrtar, sidomos lidhur me situatën në Veriun e vendit. Analistët vlerësojnë se qëndrimi kundërshtues i Kurtit po rrezikon ta izolojë Kosovën nga një prej aleatëve të saj kryesorë. Profesori dhe analisti amerikan  Daniel Serwer, thekson se amerikanët janë mësuar që liderët e Kosovës të konsultohen rregullisht me ta dhe sjellja e Kurtit nuk pranohet të jetë ndryshe. Ndërkohë, profesori Charles Kupchan, shprehet se Kurti po e vë popullaritetin e tij para interesave afatgjata të shtetit, duke rrezikuar seriozisht marrëdhëniet me amerikanët  dhe partnerët evropianë. Departamenti Amerikan i Shtetit gjithashtu ka paralajmëruar se Kosova po rrezikon mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar t’ i krijojë, duke theksuar nevojën për rivendosjen e bashkëpunimit të ngushtë.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …