Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim lamtumirës pjesëtaret e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT K20) në Viti, në krye me togerin Kirby. I pari i komunës i falënderoj ata dhe gjithë ushtarët e KFOR-it për kontributin që kanë dhënë duke ju ndarë atij një mirënjohje. Në këtë takim u prezantua edhe ekipi i ri që do të udhëheqë, togeri Miller. Ndërkaq një mirënjohje pjesëtarët KFOR-it patën edhe për kryetarin Haliti.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti pos që falënderoj ekipin e deritanishëm për bashkëpunimin e mirë dhe shërbimin e tyre ndaj qytetarëve vitias dhe Kosovës i njoftoj edhe ekipin e ri për zhvillimit e gjithmbarshëm të komunës së Vitisë, përfshirë edhe projekte dhe bashkëpunimit me komunat por edhe ato ndërkombëtare.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
