Kurti dhe Kusari të buzëqeshur si asnjëherë më parë në festimin e ditëlindjes së Mimozës, ‘motrës’ së Radojçiqit

Kryeministri Albin Kurti dhe Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, janë shfaqur të buzëqeshur në fotografitë e publikuara,  ku Albin Kurti i ka bërë  një dhuratë për të festuar ditëlindjen e saj. Takimi ka ndodhur në zyrën e grupit parlamentar, aty  ku ajo  më parë ishte koordinuar me Listën Serbe. Kurti  si zakonisht, përbuz faktet dhe vazhdon të cilësojë raportimet e mediave për skandalet në qeverinë e tij si pjesë të një “lufte hibride. Mimoza Kusari-Lila nuk i ka mohuar mesazhet e publikuara ku përdor fjalën “brate,” duke argumentuar se ajo nuk nënkupton vetëm “vëlla,” por edhe “mik.”

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …