Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Sado që po shitët si shefe e zgjedhur e grupit të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, është trup i huaj në atë parti, thotë, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar një fotografi të zyrtarëve të Vetëvendosjes  përfshirë kryeministrin Kurti të cilët i shkuan në zyrë për t’ia uruar ditëlindjen Mimoza Kusari-Lilës, në kohën kur i dolën përgjimet me Simiqin e Listës Serbe.  Kjo skenë i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do të thosha që këto lule në sallë janë lule të funeralit politik për Mimozën. Sado që po mundohet me u shitë si shefe e zgjedhur e grupit të Vetëvendosjes, ajo është trup i huaj në atë parti, Është përfaqësuese e një partie që ka hy aty është shkri në pozicion, një funksionare e caktuar, por që në politikë gjithmonë zgjedhet ai që i bën punët e ndyra për dikë. Nëse flasim për ditëlindje që në vend të gëzimit e urimit duhet paralajmëruar pavarësisht vlerësimit, po situata që e ka sjellë këtu është funeral politik. nënvizoi, Lutfi  Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …