Ministri, Ejup Maqedonci, në konferencën përmbyllëse, paraqiti rezultatet e arritura në Ministri dhe në FSK për vitin kalendarik 2023

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaron se e ka mbajtur premtimin për fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se e  mbajtur premtimin  për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës. Ai thotë se që nga fillimi i mandatit janë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet dhe shtet me prodhues, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia dhe siguria e furnizimeve, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …