Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Ambasadori gjerman, në Prishtinë, Jorn Rohde, foli për Procesin e Berlinit, gjatë një dekade të punës, në rrjedhat ballkanike

Ambasadori gjerman, në Prishtinë, Jorn Rohde, ka folur sot për Procesin e Berlinit dhe një dekadë punë në këtë proces për afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Ai  ka thënë se mbesin edhe shumë mundësi të tjera për t’u zhbllokuar, derisa thotë se indikatorët tregojnë se ende s’janë plotësuar të gjitha pritjet.  “Duke parë para në 10 vitet e #Procesit të Berlinit: Është arritur shumë, por shumë mundësi mbeten për t’u zhbllokuar. Jo të gjithë treguesit i kanë përmbushur ende pritjet”, ka thënë Rohde. Ai tutje ka shtuar se Procesi i Berlinit mbetet kyç për integrimin e Kosovës në BE përmes bashkëpunimit rajonal. Procesi i Berlinit mbetet një mjet kyç që plotëson rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …