Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Boris Ruge, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj hapjes së njëanshme të Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve, një nismë e cila u ndal nga qeveria e Kosovës. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Ruge theksoi se çdo hap rreth Urës së Ibrit duhet të përfshijë të gjitha palët dhe të mos merret në mënyrë të njëanshme, duke kujtuar rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ruge, i cili e njeh kryeministrin Albin Kurti që nga viti 2002, shpjegoi se qëndrimi i NATO-s është kundër çdo veprimi që rrezikon paqen dhe sigurinë në zonë, veçanërisht për shkak të pranisë së trupave, në urë. NATO insiston që palët të respektojnë marrëveshjet ekzistuese dhe të punojnë për një zgjidhje të qëndrueshme përmes komunikimit me banorët lokalë.
Kontrolloni gjithashtu
LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
