Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj po qëndron në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron në vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë. Ai u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kreu dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zheljko Komshiq dhe Zheljka Cvijanoviq. Sot, në Bosnjë dhe Hercegovinë me kryesuesin e radhës së Presidencës, Denis Bećirović, dhe me anëtarët e Presidencës, rikonfirmova gatishmërinë e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal. Ritheksova qëndrimin e Shqipërisë në mbështetjen pa ekuivok të sovranitetit, integritetit territorial, kohezionit social, si dhe përparimit në rrugën Euroatlantike të Bosnjë dhe Hercegovinës”, ka shkruar kryetari i Shqipërisë,  Bajram Begaj

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …