Erdogan

Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë luftën kundër organizatës terroriste FETO, përkundër vdekjes së Gylenit  

Kryetari i Turqissë, Rexhep Tajip Erdoğan tha se vendi i tij do të vazhdojë luftën kundër organizatës terroriste FETO, përkundër vdekjes së kreut të saj, raporton Anadolu. Vazhdojmë me vendosmëri luftën tonë derisa organizata terroriste FETO të eliminohet plotësisht”, u shpreh Erdoğan. Ai mbajti një fjalimin në Mbledhjen e Zgjeruar të Kryetarëve të Provincave të mbajtur në sallën e konferencave të Partisë. Me vdekjen e kreut të tradhtarëve (organizatës terroriste FETO), zemrat e familjeve të dëshmorëve u ngushëlluan sadopak. E pamë se çfarë ndodh me ata që e tradhtojnë vendin”, tha Erdoğan, duke shtuar: Të gjitha institucionet e shtetit tonë, si në vend, ashtu edhe në pjesët më të largëta të botës, do të ndjekin nga afër tufën e hienave të FETO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Dënohet me 12 vjet e 6 muaj burgim Sërgjan Lazoviq për krime lufte në Panorc të Malishevës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor pjesëtarin e xhandarmerisë serbe, Sërgjan Lazoviqin, i akuzuar …