Ministri Ejup Maqedonci, po qëndron  në Stamboll, i ftuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Jashar Gyler

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ftuar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Jashar Gyler, si dhe presidenti SAHA-s Istanbul, Haluk Bayraktar, po qëndron  në Stamboll të Turqisë, për pjesëmarrje në ngjarjen kryesore të industrisë turke të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore SAHA EXPO. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në këtë konferencë, ministri është i shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes në Turqi, kolonel Bekim Zejnullahu dhe drejtori i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Imer Avdiu. Ministri theksoi se pjesëmarrja në këtë ngjarje do të jetë një mundësi e mirë për të iniciuar kontakte dhe marrëdhënie të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me ç’rast do të realizojë disa takime bilaterale.

Kontrolloni gjithashtu

Engel dhe Albright thonë së në njëfarë mënyre, administrata aktuale amerikane ia kanë kthyer shpinën popullit të Kosovës

SHBA-ja kushtëzon rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën me përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve lokalë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se dialogu …