Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndron sot për vizitë në Kosovë  si pjesë e turneut në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, për të shprehur përkushtimin e komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt BE-së. Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, pati takime të ndara me kryetaren,  Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Para nisjes së turneut të saj, e para e Komisionit Evropian ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …