Xhavit Haliti

Haliti: Koalicioni nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës,  Xhavit Haliti ka pranuar se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi. Në një intervistë për RTK tha se mos votimi do të shkaktojë pasoja për Kosovën. “Unë kam deklaruar edhe më herët. Nëse futet për tu votuar në parlament dhe nuk votohet do të ketë pasoja vet Kosova dhe të gjithë politikanët e Kosovës, të cilët kanë tërhequr zvarrë edhe bashkësinë ndërkombëtare. Unë nuk kam dëshirë që ne si parlament edhe si institucionet të zvarriteshim, siç u zvarrit Shqipëria për 2 apo 3 vjet për Reformën në Drejtësi”, tha ai. “Do të ketë pasoja vet Kosova nëse ne i acarojmë marrëdhëniet me vet ndërkombëtarët dhe duhet ta keni parasysh që Mali i Zi është ftuar që të jetë anëtar i NATO-s dhe kur të bëhet anëtarë, kushdo që ngacmon Malin e Zi, ka ngacmuar edhe NATO-n”, tha Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …