Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Nenad Rashiq: Themelimi i Asociacionit është obligim për Kosovën, që rrjedhë nga marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar  se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim për Kosovën, që rrjedhë nga marrëveshjet e arritur në Bruksel me Serbinë, andaj drafti për krijimin e tij do të dërgohet për interpretime në Gjykatën Kushtetuese pas zgjedhjeve. Draft-statuti për Asociacionin gjithqysh shkon në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Para zgjedhjeve në Ballkan krejt ndalet në veçanti janë do veprime strategjike. Prandaj do të presim deri në fund të procesit zgjedhor dhe pastaj pres për vitin e ardhshme të ketë intensitet të punës për dërgimin e draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Rashiq tha se fuqia e marrëveshjeve ndërkombëtare i tejkalon fuqitë e ligjeve lokale dhe  Kosova duhet të punojë në zbatimin e obligimeve që ka marrë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …