Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti paralajmëron për rreziqet ndaj marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë ndëretnike në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka dërguar letër kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke ngritur shqetësime për vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese, që, sipas tij, minojnë mekanizmat për mbrojtjen e komuniteteve dhe rrezikojnë kohezionin ndëretnik. Ahmeti theksoi se shfuqizimi i Balancuesit dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve janë kundër frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe mund të nxisin pasiguri të reja në vend. Duke u shprehur se këto vendime janë të dëmshme për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike, Ahmeti kërkoi nga Mickoski që t’i shqyrtojë me maturi. Mickoski u shpreh se nuk e ka parë ende letrën e Ahmetit, por nënvizoi përkushtimin e tij ndaj komunikimit të vazhdueshëm me qytetarët dhe punës së përditshme në qeverisje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …