Bregu: Misioni ynë gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë

Bregu: Misioni ynë gjatë gjashtë viteve të fundit ka qenë jo vetëm të përshtatemi me ndryshimin, por ta udhëheqim atë

Takimi i 54-të i Bordit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, u mbajt në Sarajevë, i kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu. Pjesëmarrësit e Bordit  e uruan zonjën Bregu për sukseset që ka arritur në axhendat e bashkëpunimit rajonal gjatë mandatit të saj dhe e falënderuan për përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në udhëheqjen dhe ndjekjen e bashkëpunimit në rajonin tonë. “Jam e nderuar që kam shërbyer si Sekretare e Përgjithshme e RCC-së gjatë këtyre gjashtë viteve të jashtëzakonshëm dhe kam qenë dëshmitare e solidaritetit në rajonin tonë si edhe mes rajonit tonë dhe BE-së. Që nga fillimi, jam udhëhequr nga parimi se bashkëpunimi është aseti më i fortë yni në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Afër gjashtë vjet pas marrjes së detyrës, ky parim mbetet më i rëndësishëm se kurdoherë, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …