Në Skënderaj u vu gurthmeli për ndërtimin e objektit modern të Bibliotekës dhe Muzeut të qytetit

Në Skënderaj të enjtën u vu gurthemeli nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku dhe drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, për ndërtimin e objektit modern të Bibliotekës dhe Muzeut të qytetit.

Projeksionet e objektit janë bërë të atilla që të shpërfaqin elemente kombëtare, si krahët e shqiponjës dhe okarinën, që krahas Kullës së Jasharëve, është simbol zyrtar institucional që identifikon Komunën e Skënderajt.

Biblioteka dhe Muzeu kanë qenë premtime të Qeverisjes Nura, një projekt ky që i ka munguar qytetit tonë në fushën e artit dhe kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …