Komuna e Ferizajt, është përzgjedhur të presë Sesionin Informues dhe Forumin për Kërkimin e Partnerëve për fazën e ardhshme të Programit IPA III CBC Kosovë – Maqedoni e Veriut!

Komuna e Ferizajt njofton se si partner udhëheqës i projektit të suksesshëm IPA-CBCECOkiD të financuar nga Bashkimi Evropian, është përzgjedhur të presë Sesionin Informues dhe Forumin për Kërkimin e Partnerëve për fazën e ardhshme të Programit IPA III CBC, Kosovë – Maqedoni e Veriut!

Organizimi i radhës do të mbahet të martën me 12 Nëntor 2024, ora 11:00 në sallën e e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Ky sesion, i organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe ministritë partnere, fton të gjitha palët e interesuara të lidhin kontakte dhe të eksplorojnë mundësi financimi për projekte në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e biznesit dhe të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku viziton punëtorët e administratës komunale

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi punëtorët e administratës komunale, të cilët …