Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, po përflitet se ka zgjedhur Senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, duke i besuar atij rolin më të lartë në politikën e jashtme amerikane. Rubio, senator republikan nga Florida, është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në disa çështje ndërkombëtare dhe ka një histori të mbështetjes për Kosovën. Në çështjen e Kosovës, Rubio ka treguar mbështetje të vazhdueshme për njohjen e saj ndërkombëtare. Në vitin 2021, Rubio përshëndeti njohjen e Kosovës nga Izraeli, një njohje e arritur në kuadrin e Marrëveshjes së Washingtonit gjatë presidencës së parë të Trump. Rubio ka folur për ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë dhe për rëndësinë e ndaljes së spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit, duke e krahasuar atë me të kaluarën e errët të botës. Rubio ka takuar liderë kosovarë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri dhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

Marco Rubio nominohet zyrtarisht në krye të diplomacisë Amerikane nga kryetari Trump

Senatori i Floridës, Marco Rubio, është nominuar zyrtarisht nga kryetari i ShBA-së,Donald Trump, për të udhëhequr diplomacinë amerikane. Vendimi është bërë publik më 13 nëntor, 2024, dhe vjen pas një periudhe spekulacionesh dhe diskutimesh mbi emrin që do të udhëhiqte Departamentin e Shtetit. Rubio, i njohur për angazhimin e tij të theksuar në politikën e jashtme dhe për mbështetjen ndaj Kosovës, ka pasur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA-së. Ai është një emër i njohur dhe i respektuar edhe nga shqiptarët, veçanërisht nga qytetarët e Kosovës. Gjatë vizitës së tij në ShBA në nëntor të vitit 2018, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, pati një takim me senatorin Rubio, ku diskutohej për çështje të rëndësishme si transformimi i FSK-së, dhe dialogu me Serbinë. Rubio ka mbështetur gjithmonë perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, duke theksuar se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në këto procese.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …