BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe pastrimit institucional nga shqiptarët

Nën maskën e një ‘patriotizmi’ të rremë dhe të retorikës së ‘kthimit të Maqedonisë maqedonasve’, po kryhet një përpjekje sistematike për të degraduar dhe margjinalizuar profesionistët që i kanë shërbyer këtij shteti me përkushtim dhe profesionalizëm të pakontestueshëm. Punonjësit shqiptarë, të cilët kanë dëshmuar lojalitetin e tyre ndaj institucioneve dhe qytetarëve të këtij vendi, po degradohen dhe po largohen në mënyrë të padrejtë nga detyrat e tyre”, është thënë në reagimin e BDI-së, duke theksuar se kjo fushatë është një sinjal alarmues për një agjendë më të gjerë, që synon të përmbysë parimet e barazisë dhe harmonisë multietnike, të cilat janë themelet e Marrëveshjes së Ohrit. “Kjo përpjekje e orkestruar nuk është vetëm një fyerje ndaj shqiptarëve – është një sulm ndaj vetë strukturave të shtetit. Degradimi i profesionistëve në polici, në sektorin e shëndetësisë dhe në institucionet e tjera publike dërgon një mesazh të rrezikshëm: se diskriminimi mund të institucionalizohet. Ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndalojë menjëherë këto praktika, të cilat jo vetëm që janë të padrejta, por minojnë edhe stabilitetin dhe kohezionin e vendit tonë”, thuhet në reagim.  Gjithashtu BDI-ja i ka bërë apel komunitetit ndërkombëtar të ndjekë nga afër këto zhvillime, pasi ato përfaqësojnë një shkelje të parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë.

Kontrolloni gjithashtu

KPMSh rrëzon konkursin për diplomatët e rinj – Veprimet e MPJD nën akuzë për shkelje ligjore dhe favorizime politike”

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka anuluar konkursin për pranimin e 21 diplomatëve …