Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është veteran i rrejshëm, ai ka qenë përkthyes i Adem Demaçit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është veteran i rrejshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se vetë ai e di këtë gjë, edhe pse i ka pasur të gjithë mundësitë për të qenë pjesë e saj. Përtej asaj që po e them unë, ju mund ta dëgjoni atë se çfarë vetë Albin Kurti ka deklaruar.  E kemi me zë dhe figurë Kurtin kur ka thënë nuk jam ushtar i UÇK-së dhe se nuk besoj në luftën çlirimtare. Fatkeqësisht ka individë që e posedojnë certifikatën e veteranit e nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, e nëse Kurti e ka një të tillë, atëherë ai është veteran i rrejshëm. Ne e njohim veprimtarinë e tij, ai ka qenë përkthyes i Adem Demaçit në zyrën e tij në Prishtinë”, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …