Mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së K0sovës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet të hënën në Prishtinë

Mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së K0sovës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet të hënën në Prishtinë

Mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet të hënën në Prishtinë. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje për mbledhjen e përbashkët, përveç që ka njoftuar se kjo ngjarje do të mbahet më 18 nëntor 2024. Ndërsa, mësohet se aty pritet të nënshkruhen disa memorandume bashkëpunimi.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2021, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë kanë mbajtur mbledhje të përbashkët ndërmjet dy qeverive. Në Shkup, dy kabinetet qeveritare patën nënshkruar 11 marrëveshje, të cilat u konsideruan të rëndësishme për bashkëpunim në shumë fusha. Nikoqiri i takimit në atë kohë ka qenë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …